AKTUALITET /

E moshuara e bllokuar brenda apartamentit në Vlorë, zjarrfikësit i vijnë në ndihmë 85 vjeçares

Shkruar nga Versus

E moshuara e bllokuar brenda apartamentit në Vlorë, zjarrfikësit

Vlorë- Një grua e moshuar 85-vjeçare është shpëtuar nga punonjësit e zjarrfikëses pasi ndodhej e vetme në banesën e saj dhe nuk mund të lëvizte.

E moshuara ishte rrëzuar në shtëpi dhe kërkonte ndihmë, pasi nuk ishte në gjendje të ngrihej apo të hapte derën e jashtme.

Për shkak të derës së blinduar dhe pamundësisë së 85-vjeçares për ta hapur atë, punonjësit e zjarrfikëses u detyruan të ndërhyjnë nga tarraca e pallatit. Ata zbritën në ballkonin e banesës ku jetonte e moshuara dhe më pas arritën të hapnin derën për të hyrë brenda. Versus.al

 

 

Poll