AKTUALITET /

E papritur/ Qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin mund të ndryshojnë, ja çfarë thotë Ministri italian

Qendrat shqiptare të Gjadrit dhe Shëngjinit, të cilat deri tani kanë mbetur bosh, mund të luajnë një rol në forcimin e sistemit për riatdhesimin e emigrantëve të parregullt që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Itali

Shkruar nga Versus

E papritur/ Qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër dhe

Qendrat shqiptare të Gjadrit dhe Shëngjinit, të cilat deri tani kanë mbetur bosh, mund të luajnë një rol në forcimin e sistemit për riatdhesimin e emigrantëve të parregullt që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Itali, deklaroi ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi për ”La Stampa”.

Sipas ministrit, rikonstruksioni i qendrave nuk do të kërkonte investime dhe punime të mëtejshme.

“Ato tashmë përmbajnë hapësira të dedikuara për kryerjen e riatdhesimeve. Struktura tashmë është ngritur për këtë funksion. Funksioni origjinal i qendrave do të ruhet dhe efekti frenues gjithsesi rritet nga fakti që po rrisim riatdhesimet. Sot jemi në +35% krahasuar me vitin e kaluar”, theksoi ai.

”Evropa na kërkon forcimin e sistemit të riatdhesimit”, deklaroi ai.

”Kështu që po ndryshon edhe qendra e emigrantëve në Shqipëri”, shtoi Piatendosi.

Ministri i Brendshëm Piantedosi konfirmon për herë të parë hipotezën e ndryshimit të përdorimit të qendrave shqiptare të Gjadrit dhe Shëngjinit, të cilat deri tani kanë mbetur bosh.

”Ato mund të luajnë një rol në forcimin e sistemit për riatdhesimin e emigrantëve të parregullt që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Itali”, thotë Piantedosi.

”Një mënyrë, pra, për të filluar procedimin e tyre, ndoshta edhe duke përdorur pjesën e strukturës së dedikuar fillimisht për procedurat e përshpejtuara kufitare për riatdhesimet”, thekson ai.

”Dhe falë CPR (Qendrat e Paraburgimit të Riatdhesimit) ne do të jemi në gjendje të sjellim në shtëpi subjektet të cilët, përndryshe, përfundojnë duke i bërë qytetet tona më pak të sigurta”, thotë ministri Piatendosi.

”Riatdhesimet janë një temë që po fiton terren në debatin politik në mbarë botën, duke përfshirë edhe jashtë shtetit. Europa tani po na kërkon ta bëjmë këtë. Më në fund. Të gjithë duhet të jemi të lumtur për këtë”, thekson ai.

Pyetjes se ”a do të përfshinte investime dhe punime të mëtejshme rikonstruksioni i qendrave, të cilat nuk i dedikohen më pritjes fillestare”, Piatendosi i përgjigjet ”jo”.

”Ato tashmë përmbajnë hapësira të dedikuara për kryerjen e riatdhesimeve. Struktura tashmë është ngritur për këtë funksion”, shtoi ai.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: