AKTUALITET /

E rëndë/ Babai përplas 4-vjeçaren aksidentalisht në ambientet e biznesit, e mitura humb jetën

Sipas informacioneve paraprake nga policia, shtetasi A. S., ndërsa ishte duke manovruar me mjetin e tij në ambientet e biznesit privat, dyshohet se pa dashje ka përplasur vajzën e tij të mitur.

Shkruar nga Versus

 

E rëndë/ Babai përplas 4-vjeçaren aksidentalisht në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Qerekës, ku një vajzë e mitur, vetëm 4 vjeçe, ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga babai i saj.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, shtetasi A. S., ndërsa ishte duke manovruar me mjetin e tij në ambientet e biznesit privat, dyshohet se pa dashje ka përplasur vajzën e tij të mitur. E mitura është dërguar me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të marra, nuk ka mundur t’i mbijetojë ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa familja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të tragjedisë. /Versus.al/

Poll