AKTUALITET /

E rëndë/ Makina përplas për vdekje nënën, shpëton mrekullisht fëmija 2 vjeç (DETAJET)

Një automjet në qytetin e Beratit ka përplasur për vdekje një këmbësore, e cila ka qenë duke kaluar rrugën bashkë me fëmijët e saj.

Shkruar nga Versus

E rëndë/ Makina përplas për vdekje nënën,

Një automjet në qytetin e Beratit ka përplasur për vdekje një këmbësore, e cila ka qenë duke kaluar rrugën bashkë me fëmijën e saj të moshës 2 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa fëmija 2 vjeç ka shpëtuar mrekullisht.

Njoftimi i Policisë:

"Rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, shtetasi A. T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, (këmbësorë). Shtetasja L. Gj., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.

Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit."

Vijon...

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: