AKTUALITET /

E rëndë në Belgjikë, pronari shqiptar i kafenesë “Maison Haute” qëllohet për vdekje nga qiramarrësi i tij

Dëshmitarët tregojnë se në kafene u dëgjuan të paktën katër të shtëna. Autoritetet konfirmojnë se autori i dyshuar është arrestuar nga policia. Viktima, me origjinë shqiptare, u transportua në spital, por nuk mundi të mbijetojë plagëve të marra.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Belgjikë, pronari shqiptar i kafenesë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen Itterbeek në Anderlecht të dielën në mbrëmje. Një shqiptar 61-vjeçar, i identifikuar me inicialet N.M., pronar i kafenesë së njohur “Maison Haute”, u qëllua për vdekje nga qiramarrësi i tij rreth orës 20:30.

Dëshmitarët tregojnë se në kafene u dëgjuan të paktën katër të shtëna. Autoritetet konfirmojnë se autori i dyshuar është arrestuar nga policia. Viktima, me origjinë shqiptare, u transportua në spital, por nuk mundi të mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje dhe zemërim të madh në komunitet. Michèle, një banore e lagjes dhe mike e afërt e shqiptarit, rrëfen me lot në sy:

“Vetëm dje në mesditë pimë një gotë bashkë. Ishte një njeri i mrekullueshëm, gjithmonë i gatshëm të ndihmonte. E kisha paralajmëruar një ditë që ky qiramarrës mund të sillte probleme… dhe ja ku jemi sot.”

Ajo shton se shqiptari sapo ishte kthyer nga pushimet dhe nuk kishte pasur asnjë konflikt të mëparshëm në lagje. Policia ka izoluar zonën për hetime dhe për momentin ka përjashtuar lidhjen e ngjarjes me trafikun e drogës.

Sipas dyshimeve, ngjarja mund të ketë nisur pas një konflikti personal mes viktimës dhe qiramarrësit të tij. Hetimet vazhdojnë.

Poll