AKTUALITET /

E rëndë në Dibër, 34 vjeçari vret me çifte kushëririn! Dyshohet se e ngatërroi me kafshë të egër

Viktima ka humbur jetën teksa transportohej me helikopter për në spital.

Shkruar nga Versus
E rëndë në Dibër, 34 vjeçari vret me çifte
Viktima Vasil Kamberi

Dibër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Tërnovë e vogël të Bulqizës ku një 34 vjeçar ka vrarë me çifte të afërmin e tij Vasil Kamberi.

Autori është identifikuar si Flamur Kamberi dhe aktualisht është shoqëruar në komisariatin e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Të rinjtë janë kushërinj të parë me njëri-tjetrin dhe kishin dalë si zakonisht për gjueti. Dyshohet që vrasja të jetë aksidentale pasi dy kushërinjtë kanë qenë në pozicione të ndryshme dhe në momentin e të shtënave, dyshohet ta ketë ngatërruar me kafshë të egër.

Viktima, humbi jetë teksa po transportohej me helikopter në spitalin e Traumës. 

Ndërsa çështja tashmë i kaluar prokurorisë së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, ku pritet të zbardhë të vërtetën e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/Informacion paraprak

Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njoftim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: