Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Starvec të Divjakës para pak ditësh.
Bëhet me dije se një 17-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj pasi familja donte ta fejonte me forcë.
Vajza kishte dëshirë të vazhdonte shkollën, por duke qenë se familja kishte plane të tjera për të ardhmen e saj, ajo ka vrarë veten duke pirë fostoksinë.
Sipas JOQ Albania, njarja është mbajtur e fshehtë nga policia, por i gjithë fshati është në dijeni të kësaj ngjarje tragjike dhe të rëndë.
17-vjeçarja do të përcillet për në banesën e fundir ditën e sotme, por ngjarja ka tronditur fshatin, komunitetin dhe shokët dhe shoget e klasës së saj.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.
Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.
Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.
Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.
Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.
Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al

