
Pavarësisht trajtimit mjekësor në spitalin e Traumës, ka ndërruar jetë 52 vjeçari S.F i cili ishte goditur me grusht nga një 18 vjeçar dhe për pasojë koka i ishte përplasur në tokë.
Për shkak të dëmtimeve të shumta që kishte marrë, 52 vjeçari nuk arriti të mbijetonte. Ndërkaq, policia arrestoi 18 vjeçarin L.Ç i cili akuzohet për veprën penale plagosje e rëndë me dashje.
Viktima dyshohet se në gjendje të dehur kishte ngacmuar me fjalë vëllain e sëmurë të autorit të dyshuar. Me ta marrë vesh, ai ka shkuar të sqarohet dhe e ka goditur me grusht.
Ngjarja ka ndodhur më 9 shtator në një rrugë të fshatit Arapaj të Durrësit ku viktima dhe autori ishin konfliktuar për motive banale. Versus.al
