AKTUALITET /

E rëndë në Itali, shqiptari ekzekutohet nga 2 persona me motor në sy të gruas dhe djalit (Foto+Emri)

Dëshmitarët thanë se shqiptari punonte si murator dhe se e gjithë ngjarja kishte ndodhur sapo ky i fundit kishte zbritur furgoni pasi kishte mbërritur në banesën e tij.

Shkruar nga Versus
E rëndë në Itali, shqiptari ekzekutohet nga 2 persona me motor
Foto: Viktima Beni Arshiaj dhe gruaja e tij

Itali- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pisas ku ka mbetur i vrarë 37 vjeçari shqiptar Beni Arshiaj.

Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një atentat të mirëfilltë pasi dy persona me motor qëlluan disa herë ndaj tij. Ngjarja ka ndodhur pak metra larg gruas dhe djalit të shqiptarit.

37 vjeçari i cili punonte si murator, po dilte nga furgoni i tij pasi kishte mbërritur në banesën e tij në Oratoio. Në atë moment, dy persona me motor kanë ndaluar dhe i kanë drejtuar armën duke e qëlluar disa herë dhe një prej plumbave e kapi në kokë. Dëshmitarët kanë përshkruar panikun e krijuar dhe britmat e gruas dhe djalit të viktimës të cilët panë gjithë ngjarjen me sytë e tyre.

“Një breshëri të shtënash. "Ne menduam se ishin fishekzjarre."- u shprehën disa prej banorëve të zonës të cilët po festonin në qytet.

Në vendngjarje u gjetën pesë gëzhoja plumbash, ndërsa autorët ia mbathën. Një plumb në kokë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme shqiptarit. Policia po heton për shkaqet e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka një dyshim paraprak mbi arsyet. Versus.al

Poll