Lezhë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku një 23 vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë teksa ishte me pushime me familjarët e tij.
I riu G.S me banim në Ferizaj, u dërgua në spital pa shenja jete. Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu ka patur probleme shëndetësore që në fëmijërinë e tij. Kështu që dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al







