AKTUALITET /

Era e fortë bllokon mjetet lundruese në Himarë, shpëton 'mrekullisht' çifti nga Tirana

Policia u ka bërë thirrje pushuesve që të mos përdorin mjetet lundruese për shkak të motit të keq.

Shkruar nga Versus
Era e fortë bllokon mjetet lundruese në Himarë, shpëton
Varka e çiftit nga Tirana

Era e fortë që ka përfshirë jugun e vendit, ka krijuar rrezik në qarkullimin e mjeteve detare në Himarë. Policia u ka kërkuar turistëve që të mos dalin në det me mjete lundruese pasi ka rrezik.

Por megjithë këtë paralajmërim, ka patur shumë turistë të cilët kanë kërkuar ndihmë nga policia, mes tyre edhe një çift nga Tirana. Dallgët e mëdha e kishin spostuar çiftin 3-4 km larg bregdetit, duke i bërë që të rrezikonin të mbyteshin.

Falë ndërhyrjes së policisë, bashkëshortët u nxorrën në bregdet dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Versus.al

Poll