AKTUALITET /

EMRI/ E rëndë në Librazhd, leu me benzinë dhe i vuri flakën fqinjit 75-vjeçar, në pranga 32-vjeçari

Gazment Ozuni pasi zënies banale me fqinjin ka hedhur në ambentet e jashtme të banesës së 75 vjeçarit benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.

Shkruar nga Versus

EMRI/ E rëndë në Librazhd, leu me benzinë dhe i vuri

Policia e Librazhdit ka vënë në pranga një 32 vjeçar pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka tentuar të djeg fqinjin e tij të moshuar, 75 vjeç.

32 vjeçari, Gazment Ozuni pasi zënies banale me fqinjin ka hedhur në ambentet e jashtme të banesës së 75 vjeçarit benzinë dhe më pas i ka vënë flakën ku si pasojë i moshuari është dëmtuar dhe është nën kujdesin e mjekëve. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Librazhd

Tentoi të vriste duke e djegur me lëndë djegëse benzinë fqinjin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet menjëherë pas ngjarjes, autori.
Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Prrenjasit ka shkuar për të marrë mjekim shtetasi S. O., 75 vjeç, dyshuar i djegur me lëndë djegëse, kanë kryer veprimet hetimore dhe operacionale për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Gazmend  Ozuni, 32 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari dyshohet se në ambientet e jashtme të banesës së 75 vjeçarit ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën ku si pasojë është dëmtuar shtetasi S. O., 75 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll