AKTUALITET /

Tragjedi në Tajlandë, 41-vjeçarja shqiptare humb jetën gjatë pushimeve (EMRI)

Ne deklaratën e tij bashkëshorti i saj egjiptian, 43 vjeç Mohamed Alsaba i tha policisë se kishin mbërritur në Phuket po atë ditë dhe ishin sistemuar në një hotel në lagjen Karon. Ata kishin planifikuar të qëndronin në hotel deri të enjten.

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Tajlandë, 41-vjeçarja shqiptare humb jetën

Tajlandë- Një grua shqiptare është gjendur e mbytur në det pranë një plazhi në Phuket të martën në mbrëmjen, pasi kishte vajtur me pushime në ishullin turistik.

Policia vendase e ka identifikuar viktimën dhe bëhet fjalë për Daniela Idrizin, 41 vjeç e cila u shpall e vdekur në në Spitalin Chalong pasditën e së martës, 10 qershor.

Ne deklaratën e tij bashkëshorti i saj egjiptian, 43 vjeç Mohamed Alsaba i tha policisë se kishin mbërritur në Phuket po atë ditë dhe ishin sistemuar në një hotel në lagjen Karon. Ata kishin planifikuar të qëndronin në hotel deri të enjten.

Ai shtoi më pas se po atë ditë pasdite kishin shkuar në plazh dhe bashkëshortja e tij ishte futur për të notuar, por pas 10 minutash ishte gjendur në vështërsi.

Rojet bregdetare raportuan se kur e nxorrën në breg, 41 vjeçarja ishte pa ndjenja.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital por nuk arriti t’ia dal./Versus.al

 

Poll