AKTUALITET /

Një ëndërr e bërë realitet! 74-vjeçari maturant kalon në provimin e gjuhës së huaj. Rezultati që mori pasi nuk u dorëzua

Kjo ishte tentativa e dytë e Skënderit për të kaluar provimin e anglishtes – një sfidë që në rininë e tij do të dukej e paarritshme.

Shkruar nga Versus

Një ëndërr e bërë realitet! 74-vjeçari maturant

Skënder Cena, një 74-vjeçar nga Kamza, është shembulli më frymëzues i këtij brezi maturantësh. Pas shumë përpjekjesh dhe sakrificash, ai ka arritur më në fund të marrë diplomën e maturës, duke kaluar me sukses provimin e gjuhës së huaj, me notën 7.

Kjo ishte tentativa e dytë e Skënderit për të kaluar provimin e anglishtes – një sfidë që në rininë e tij do të dukej e paarritshme. Një aksident i rëndë në hidrocentralin e Fierzës gjatë viteve të rinisë i la pasoja të rënda në shikim dhe i ndërpreu ëndrrën e arsimimit. Për vite me radhë, vështirësitë ekonomike dhe shëndetësore e lanë larg bankave të shkollës.

Por në moshën 64-vjeçare, Skënderi vendosi t’i rikthehej ëndrrës së braktisur. U regjistrua në shkollën profesionale në Kamëz dhe nisi të mësonte sërish, përkrah nxënësve shumë më të rinj se ai. Në përpjekjen e parë nuk ia doli – anglishtja rezultoi pengesë, por nuk u dorëzua.

Ditën e provimit të dytë, ai shprehej modestisht se do të ishte i kënaqur edhe me një notë kaluese, si 6. Por përtej parashikimeve të tij, ai arriti të marrë një 7 të merituar – një triumf personal që përmban më shumë se thjesht një notë. /Versus.al/

Poll