AKTUALITET /

Rama ironizoi ‘Kushtetuesen’ për pretendimin e tyre të pagës, Zaçaj: Deklaratat e tij janë normale

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, komentoi sot për mediat lidhur me debatet e fundit për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti  kërkesën e tyre për rritjen e pagave “shaka të hidhur”.

Shkruar nga Versus
Rama ironizoi ‘Kushtetuesen’ për pretendimin e tyre të
Holta Zaçaj

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, komentoi sot për mediat lidhur me debatet e fundit për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti  kërkesën e tyre për rritjen e pagave “shaka të hidhur”.

Zaçaj tha se deklarata e Ramës nuk përbën presion ndaj gjykatës, por është një reagim normal brenda kuadrit të lirisë së shprehjes, një element i rëndësishëm i demokracisë. Ajo nënvizoi gjithashtu se vendimet e Gjykatës Kushtetuese tregojnë nivelin e demokracisë në vend dhe se politika mban përgjegjësi për zbatimin e tyre.

“Zbatimi i vendimeve të GJK tregon nivelin e demokracisë. Kemi ende punë për të bërë, por në shumicën e rasteve vendimet tona janë të zbatueshme. Politika mban koston për moszbatimin e tyre,” deklaroi ajo.

E pyetur për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili reagoi ndaj kërkesës për rritje pagash duke e quajtur atë një “shaka të hidhur”, Zaçaj u shpreh se deklarata e Ramës nuk përbën presion ndaj gjykatës, por një reagim normal nga një palë e përfshirë në debat.

“Deklaratat e tilla janë të zakonshme dhe i kemi parë shpesh në kontekste të ndryshme. Për sa kohë që mbeten brenda kuadrit të lirisë së shprehjes, ato janë pjesë e demokracisë dhe një vlerë e shtuar,” tha Zaçaj.

Unioni i Gjyqtarëve ka kërkuar për herë të dytë rritje pagash në tre vitet e fundit, kërkesë që Gjykata Kushtetuese e ka pranuar më parë. Megjithatë, kryeministri Rama është shprehur publikisht kundër kësaj iniciative. Versus.al

Poll