AKTUALITET /

VIDEO/ Tentoi të grabisë me armë 'Fibank', momenti kur polici me pistoletë në dorë tenton që të neutralizojë autorin

Pamjet tregojnë momentin kur 58-vjeçari që tentoi grabitjen e bankës në Rrugën e Kavajës neutralizohet dhe prangoset nga policia. Autori kishte qëlluar një herë me armë në dysheme, por nuk arriti të marrë para dhe nuk pati të lënduar.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Tentoi të grabisë me armë 'Fibank', momenti kur    

Pamjet e siguruara nga Versus.al tregojnë momentin e arrestimit të 58-vjeçarit Bardhyl Fusha, i cili dyshohet se tentoi të grabiste me kallashnikov një filial të bankës së nivelit të dytë “Fibank” në Rrugën e Kavajës, në Tiranë.

Në video shihet një efektiv policie duke i vendosur prangat, ndërsa një tjetër qëndron pak metra më larg me armë në dorë, duke siguruar zonën dhe parandaluar çdo tentativë arratisjeje.

Sipas policisë, autori ka qëlluar një herë me armë zjarri në dysheme, çka konfirmohet edhe nga gëzhoja e gjetur në vendngjarje. Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar. Fusha nuk ka arritur të marrë asnjë shumë parash, pasi është neutralizuar menjëherë nga efektivët e Komisariatit nr. 2, të cilët kanë sekuestruar edhe armën tip kallashnikov.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në komisariat. Policia bën me dije se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi paraprak i policisë:

Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll