
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po shfrytëzon rrjetet sociale për të informuar publikun mbi kompetencat dhe fushën e saj të veprimit.
Në një postim të publikuar të enjten në faqen zyrtare në Facebook, SPAK sqaron se heton rastet e korrupsionit që përfshijnë zyrtarë publikë kur vlera monetare e çështjes kalon 50 mijë lekë, ose ekuivalentin në valutë të huaj.
Gjithashtu, institucioni thekson se merret edhe me veprat penale që cenojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë në tendera apo ankande publike, në rastet kur krijohen avantazhe apo privilegje dhe kur vlera e tenderit tejkalon 800 mijë lekë, ose shumën përkatëse në monedhë të huaj.
Postimi:
SPAK heton rastet e korrupsionit të zyrtarëve publikë, kur vlera monetare është mbi 50 mijë lekë (ose në të njëjtën vlerë në monedhë të huaj). SPAK heton veprat penale që lidhen me lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë e shtetasve në tendera dhe ankande publike, kur krijohet avantazh ose privilegj dhe vlera e një tenderi është mbi 800 mijë lekë (ose në të njëjtën vlerë në monedhë të huaj/Versus.al

