AKTUALITET /

VIDEO/ Nën akuzë nga SPAK për dosjen “Veliaj”, pyetet rreth 2 orë nga prokurorët ish-deputetja e PS Klotilda Bushka

Klotilda Bushka është nën hetim dhe akuzë nga SPAK për dosjen voluminoze ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, biznesmenëve dhe personave të tjerë

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Nën akuzë nga SPAK për dosjen “Veliaj”,

Ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka u paraqit sot në SPAK ku u pyet rreth 2 orë nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme

Bushka është nën hetim dhe akuzë nga SPAK për dosjen voluminoze ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, biznesmenëve dhe personave të tjerë.

Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ish-deputetja e PS nuk pranoi të prononcohej për mediat.

Pak kohë më parë Bushka i ka kërkuar GJKKO-së që të ndajë dosjen e saj duke e mëvetësuar nga të tjerët për shkak se nuk është më deputete e parlamentit apo zyrtare e lartë dhe nuk përfshihet në ligjet e Kodit Penal për hetim nga Prokuroria e Posçme dhe delegimin drejt Prokurorisë së Tiranës.

Por krahas biznesmenëve të dyshuar si të lidhur me Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, SPAK  e ka marrë në hetim vitin e kaluar (2025).

Sipas SPAK, Bushka dyshohet se ka intimiduar dëshmitarët që ishin thirrur nga SPAK.

Poll