Personi në foto është 58-vjeçari Bardhyl Fusha, i cili rreth mesditës së kësaj të enjteje tentoi të grabiste filialin e “FiBank” në Tiranë.
Sipas policisë, rreth orës 11:15 ai dyshohet se ka hyrë në ambientet e bankës me qëllim vjedhjen dhe gjatë qëndrimit brenda ka qëlluar një herë me armë zjarri në dysheme, duke shkaktuar panik te punonjësit dhe klientët. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.
Shërbimet e policisë ndërhynë menjëherë dhe arritën ta kapnin autorin e dyshuar teksa tentonte të largohej nga vendngjarja. 58-vjeçari u shoqërua në komisariat, ndërsa arma e zjarrit u sekuestrua si provë materiale./Versus.al


