MAGAZINË /

Shpërdoroi detyrën, arrestohet nëna e Ghetto Geasy

Një aksion i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i zhvilluar gjatë ditës së sotme, ka çuar në arrestimin e disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës.

Shkruar nga Versus

Në mesin e të ndaluarve është edhe Florije Kelmendi Selimi, nëna e reperit të njohur kosovar Ghetto Geasy.

Ajo, bashkë me dy zyrtare të tjera të këtij institucioni, është vënë në hetim për dyshime mbi përfshirjen në veprën penale të “Keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, konfirmoi ndërhyrjen dhe theksoi se aksioni po zhvillohet me urdhër të Prokurorisë përkatëse dhe përfshin disa persona të dyshuar.

“Sapo të përmbyllen procedurat hetimore, do të ofrohen më shumë detaje për publikun,” u shpreh ai.

Ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar korrupsionin në sektorin publik në Kosovë./Versus.al

Poll