AKTUALITET /

Shkopa bejsbolli dhe të shtëna me armë, zbardhet sherri masiv mbrëmë në Tiranë! 4 persona në kërkim

26 vjeçari i lënduar i cili mori ndihmë mjekësore, ka dhënë dëshmi kontradiktore për ngjarjen.

Shkruar nga Versus

Shkopa bejsbolli dhe të shtëna me armë, zbardhet sherri masiv

Është zbardhur përplasja e dhunshme e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën “Ali Demi” në Tiranë ku u raportua më herët se disa persona ishin përfshirë në një sherr masiv.

Mësohet se rreth orës 23:00, pesë persona janë konfliktuar brutalisht me njëri tjetrin duke përdorur sende të forta dhe shkopa bejsbolli. Sherri agravoi dhe njëri prej të përfshirëve në përplasje ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Si pasojë e konfliktit, 4 persona janë shpallur në kërkim, konkretisht F. D., 36 vjeç, D. Zh., 25 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe F. S., 27 vjeç. Ndërsa 26 vjeçari G.K i cili kishte mbetur i lënduar, mori ndihmë mjekësore në spital dhe po hetohet nga policia pasi ka dhënë dëshmi kontradiktore për ngjarjen.

Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Versus.al

Poll