Shkodër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qendër të Bushatit në Vaun e Dejës ku një person është goditur me kosore dhe ka mbetur i plagosur.
Në pranga për ngjarjen ka rënë Besnik Shkambi, 56 vjeç , banues në fshatin “Mali i Jushit”. Pas një sherri banal, ai ka goditur me kosore Paulin Velën duke i shkaktuar thyerje të krahut. Por fatmirësisht gjendja e tij raportohet të jetë e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.
39 vjeçari ka marrë edhe dëmtime në kokë. Ndërsa policia ka sekuestruar mjetin prerës (kosore) në cilësinë e provës materiale dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Versus.al







