Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:20 në rrugën “Aleksandër Moisiu” ku një i ri ka humbur jetën pasi u rrëzua nga pallati ku ishte duke punuar.
“Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”- njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ky është aksidenti i pestë me vdekje në punë brenda muajit maj. Tre punonjës kanë humbur jetën teksa punonin në ndërtim, prej tyre dy në Lezhë, një minator dhe së fundmi 28 vjeçari në Tiranë.
Ndërsa ditë më parë, humbi jetën në Brataj të Selenicës një 24 vjeçar që punonte në një gurore nga ku u shkëput një masiv guri që e zuri poshtë, duke lënë familjen e tij pa mbështetjen e fundit që kishin.







