
Policia e Shtetit në Tiranë ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një shtetase e huaj, e identifikuar me inicialet R. T., 28 vjeçe.
Sipas informacionit zyrtar, trupi i saj u gjet në një apartament me qira ditore, në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale janë referuar pranë Prokuroria e Tiranës, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

