Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Armen në Selenicë të Vlorës ku një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët.
Për pasojë janë djegur 22 lopë e viça dhe janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale.
Sipas dyshimeve paraprake, shkak për flakët që shkrumbuan stallën mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendngjarje. Versus.al

