AKTUALITET /

Lejoi eksportin e mbetjeve toksike të "Kurum", arrestohet inspektori i Portit të Durrësit (EMRI)

37 vjeçari ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre sa i takon dosjes hetimore për mbetjet toksike të kompanisë turke "Kurum".

Shkruar nga Versus

Lejoi eksportin e mbetjeve toksike të "Kurum", arrestohet

Policia ka arrestuar Xhulio Golgotën, inspektorin e Autoritetit Portual Durrës i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit për zbatimin e masave të sigurisë sa u takon mbetjeve toksike të kompanisë “Kurum”.

Golgota ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre. Ai ka qenë inspektor i mjedisit në port gjatë periudhave kur jnë eksportuar sasia e mbetjeve të Kurumit.

"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kapën dhe ndaluan Xh. G., 37 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 03.02.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”- njofton policia. 

Për skandalin e mbetjeve toksike, janë caktuar 33 masa sigurie nga Gjykata e Durrësit me kërkesë të prokurorisë vendore. Vijon të mbetet në kërkim "koka" e këtij skandali, pronari turk i "Kurum" Erdal Demir. Versus.al

Poll