AKTUALITET /

Qëlluan me armë drejt policisë në kufirin Kosovë-Shqipëri, dënohen 7 algjerianët dhe sirianët

Shkruar nga Versus

Qëlluan me armë drejt policisë në kufirin

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg 7 shtetasit algjerianë dhe sirianë të cilët në maj të 2023-it hapën zjarr ndaj forcave të policisë në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Pas dështimit të tentativës së tyre për të kaluar në fshehtësi, personat që merreshin me trafik të qenieve njerëzore hapën zjarr drejt policëve. Këta të fundit u kundërpërgjigjën me të shtëna në ajër. Falë veprimit të policisë, trafikantët u arrestuan.

Në total 7 të pandehurit u dënuan me 168 vite burg. Katër prej tyre u dënuan me nga 35 vite burg. Versus.al

 

Poll