AKTUALITET /

Vodhën para e rroba në 3 dyqane, zbulohet dyshja e hajdutëve, arrestohet njëri prej tyre

Shkruar nga Versus

Vodhën para e rroba në 3 dyqane, zbulohet dyshja e hajdutëve,

Tiranë- Dy persona janë identifikuar nga policia e Vorës si autorë të disa vjedhjeve në 3 dyqane të ndryshme ku dyshohet se kanë marrë para, rroba e produkte të tjera.

Në pranga ka rënë vetëm njëri prej tyre, J.C, 31 vjeç ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori Xh.A, 35 vjeç.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, babait të 31 vjeçarit të arrestuar iu gjet dhe sekuestrua një shkop gome si ai i policisë dhe ndaj tij nisi procedimi në gjendje të lirë. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale ku mund të jenë përfshirë dy personat e identifikuar. Versus.al

Tags:

vjedhje vore

Poll