
Itali- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm në Frosinone ku një shqiptare është gjetur e vdekur në banesën e saj.
Në pranga ka rënë piktori 50 vjeçar Oreste Raponi, bashkëshorti i shqiptares. Dyshohet se ai ka debatuar me gruan e tij shqiptare dhe në fund e ka qëlluar disa herë me thikë duke e lënë të vdekur.
Mediat italiane shkruajnë se 50 vjeçari mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa është shoqëruar në komisariat ku po vijojnë hetimet për ngjarjen tronditëse. Versus.al








