Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në qytetin e Durrësit, ku është gjetur trupi i pajetë i një personi rreth 50 vjeç në det.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Shtetit, viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa dyshimet e para janë se mund të jetë mbytur.
Forcat policore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e viktimës si dhe për të zbardhur rrethanat e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. /Versus.al/







