AKTUALITET /

E trishtë në Itali/ Një ditë më parë festoi ditëlindjen, 22 vjeçari shqiptar ndërron jetë në vendin e punës

Mediat italiane shkruajnë se gjithaçka ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjisit, teksa i riu kishte marrë turnin.

Shkruar nga Versus
E trishtë në Itali/ Një ditë më parë festoi
Daniel Tafa

Vetëm një ditë më parë Daniel Tafa mbushi 22 vjeë. Por mëngjesi i ditës së sotme ishte fatale për të riun shqiptar i cili punonte në me një makineri për stampimin e ingranazheve industriale, kur një kallëp i nxehtë metali ka shpërthyer dhe një copë e ka goditur 22-vjeçarin në shpinë.

Mediat italiane shkruajnë se gjithaçka ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjisit, teksa i riu kishte marrë turnin.

Një prej kolegëve të tij tregoi për median vendase.

“Ishte vendosur një copë në presë për të kryer një testim. Nuk e di se çfarë ndodhi por kjo pjesë doli nga vendi dhe e goditi”

Danieli kishte festuar ditëlindjen e 22-të më 24 mars, ndërsa pak orë më vonë kishte shkuar në punë, në turnin e natës.

Tafa kishte studiuar në Institutin Ipsia Evangelista Torricelli, ishte i apasionuar pas futbollit dhe ishte tifoz i skuadrës Milanit.

Në rrjetet sociale ka shumë mesazhe ngushëllimi për të riun shqiptar. Ata që e kanë njohur e, përshkruajnë si një djalë të sjellshëm, të dashuruar pas jetës, gjithmonë me diell dhe pozitiv./Versus.al

 

 

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: