AKTUALITET /

E trishtë/ U zhvendos në Kosovë për shkak të luftës, gazetarja ukrainase gjendet e vdekur në banesë (DETAJET)

Olga Priadko, e cila ishte 51 vjeç u zhvendos në Prishtinë për shkak të luftës në Ukrainë dhe punonte prej më shumë sesa dy vjetësh në programin “Gazetarët në Rezidencë – Kosova

Shkruar nga Versus

E trishtë/ U zhvendos në Kosovë për shkak të

Asosacioni i Gazetarëve në Kosovë ka njoftuar se një gazetare ukrainase, e cila jetonte dhe punonte në Prishtinë është gjendur pa shenja jete brenda banesës së saj.

Olga Priadko, e cila ishte 51 vjeç u zhvendos në Prishtinë për shkak të luftës në Ukrainë dhe punonte prej më shumë sesa dy vjetësh në programin “Gazetarët në Rezidencë – Kosova. Gazetarja jetonte bashkë me djalin e saj.

“AGK dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për familjen dhe miqtë e gazetares Priadko. Përkushtimi i saj në gazetari do të kujtohen dhe nderohen nga të gjithë ata që punuan me të”, thuhet në njoftimin e Asosacionit të Gazetarëve.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes, ndërsa dyshohet për arrest kardiak. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: