Me vendimin e marrë ditën e djeshme nga Këshilli i Ministrave, efektivët e policisë së burgjeve, do të kenë të drejtën që armën e shërbimit ta mbajnë edhe jashtë orarit të punës, duke u lejuar që ta marrin edhe në shtëpi.
Për ta pasur këtë të drejtë, një efektiv mjafton që t’i bëjë një kërkesë titullarit i cili mbledh një komision që do të marrë në shqyrtim kërkesën e bërë brenda 30 ditëve. Në vendimin e miratuar, është përcaktuar gjithashtu edhe se si do të mbahet arma nga ana e punonjësve të policisë së burgjeve.
Kur janë jashtë orarit të punës, efektivët e Policisë së Burgjeve duhet që armën ta mbajnë nën veshje, të paekspozuar dhe të future në një këllëf që do të jetë i sguruar me kapëse në mënyrë që të mos dalë në mënyrë të pavullnetshme.
“Pa fishekë në folenë e armë dhe pa krehër”- është një prej detajeve të theksuara në vendim.
Ndërsa në banesë do të jetë një specialist i autorizuar nga titullari ai i cili do të bëjë verifikimin e kushteve të domosdoshme për mbajtjen e armës në një kasetë metalike të posaçme e cila duhet të betonizohet në mur për të hequr mundësinë e rrëmbimit së bashku me armën.
“Arma në kasetë ruhet e vendosur në siguresë dhe e ndarë nga municioni dhe duhet të sigurohet me kavo bllokimi, i cili kalon në fyellin e tytës ose me bllokues të këmbëzës së shkrepjes, të kyçur me çelës, i cili mbahet nga përdoruesi i certifikuar i armës së zjarrit” thuhet në vendim.
Vendimi i miratuar në qeveri
"Vendimi për përcaktimin e kushteve për mbajtjen e armës në përdorim personal, edhe jashtë orëve të shërbimit, nga punonjësi i policisë së burgjeve në mbështetje të nenit 100 të kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 14, të ligjit nr.80/2020, “për policinë e burgjeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të drejtësisë, këshilli i ministrave. Versus.al








