
"Ejani, babi po na rreh."
Ishte thirrja e një djali 13-vjeçar në numrin 112 që vendosi në alarm një skuadre policie nga komisariati i policisë Civitanova Marche (Macerata), Itali.
Me të mbërritur në vend policia gjeti djalin në rrugë, të tronditur dhe të përlotur, i cili u tregoi karabinierëve italianë shtëpinë e tij ku babai vazhdonte të sulmonte nënën e tij, një 42-vjeçare me origjinë shqiptare, shkruan Tgcom.
Me të mbërritur në shtëpi karabienierët i dhanë ndihmën e parë gruas së plagosur dhe dy fëmijëve të tjerë të saj, të dy të mitur, njëri prej të cilëve ishte dhe i plagosur nga dhuna e të atit.
Ndërsa 47-vjeçari po me origjinë shqiptare u arrestua për dhunë në familje.
42-vjeçarja së bashku me fëmijët u dërguan në urgjencë dhe më pas në stacionin e policisë Civitanova Marche, ku nga nëntori 2023, është hapur një dhomë kushtuar viktimave të dhunës.







