Probleme në horizont për ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, i cili në zgjedhjet e fundit doli haptazi në mbëshjetje të kushëririt të tij që kandidonte për Partinë Demokratike.
Në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, Policia e Shtetit ka realizuar një operacion të gjerë, ku janë sekuestruar fatura, kupona nafte, lista zgjedhësish, si dhe një pistoletë manovër. Ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, duke zbatuar një vendim të datës 17.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Gjatë kontrolleve të ushtruara, janë identifikuar pesë shtetas të dyshuar për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Një nga emrat më të rëndësishëm të përfshirë në këtë hetim është Elvis Roshi, ish-kryebashkiaku i Kavajës, një person i lidhur ngushtë me proceset zgjedhore në zonën e Kavajës vitet e fundit. Ai është dyshuar për rolin e tij në manipulimin e zgjedhjeve dhe përdorimin e materialeve të paligjshme për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve.
Gjatë kontrollit të shtetasit Elvis Rroshi, 50 vjeç, banues në Kavajë, Policia ka sekuestruar dokumente si fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish që dyshohet se janë përdorur për korrupsion zgjedhor. Gjithashtu, janë sekuestruar 5 telefona celularë të shtetasve të dyshuar, të cilët janë të lidhur me aktivitetet e paligjshme zgjedhore.
Elvis Rroshi, 50 vjeç, banues në Kavajë: iu sekuestruan një telefon celular, fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish që u gjetën në një ambient në pronësi të tij.
Orges Sinella 38 vjeç,
Tak Rroshi, 44 vjeç, banues në Kavajë: iu sekuestruan telefonat celularë.
Tauland Hasa, 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës: iu sekuestrua një telefon celular.
Mirel Sinella, 37 vjeç, banues në Kavajë: iu sekuestruan një pajisje DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër.
Policia ka theksuar se ky operacion ka për qëllim zbardhjen e veprimeve të paligjshme dhe garantimin e një procesi zgjedhor të ndershëm. Hetimet përfshijnë një analizë të plotë të materialeve të sekuestruara, ndërsa të dyshuarit pritet të përballen me akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Operativët e policisë dhe prokuroria janë angazhuar në vazhdimin e hetimeve për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes, ndërsa Elvis Roshi dhe personat e tjerë të përfshirë mund të përballen me pasoja të rënda ligjore për ndihmën në manipulimin e procesit zgjedhor.
Policia e Shtetit
Operacion në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, kontroll fizik dhe në banesat e 5 shtetasve të dyshuar.
Sekuestrohen fatura, kupona nafte, lista zgjedhësish, DVR, pistoletë manovër dhe 5 telefona celularë.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me oficerët e BKH-së, në funksion të procedimit penal nr. 82, i vitit 2025, ekzekutuan vendimin e datës 17.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollin fizik dhe atë në banesat e 5 shtetasve.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit E. Rr., 50 vjeç, banues në Kavajë, iu bllokua telefoni celular, si dhe në një ambient në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.
Shtetasve O. S., 38 vjeç, T. Rr., 44 vjeç, të dy banues në Kavajë, dhe shtetasit T. H., 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës, Policia u sekuestroi telefonat celularë.
Ndërsa shtetasit M. S., 37 vjeç, banues në Kavajë, Policia i sekuestroi një DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër.
Këta shtetas dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe hetimet në kuadër të procedimit penal vijojnë.







