Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Suk-1, Njësia Administrativë Strum, Bashkia Roskovec, ku shtetasi S.B. humbi jetën në një kantier ndërtimi më 14 shtator 2024, pas kontaktit me linjën e energjisë elektrike. Ai po punonte në një objekt pa leje, i ndërtuar nga shtetasi E.D., i cili tani do të përballet me akuza të rënda. Viktima S.B, teksa punonte në kantierin e shtetasit E.D, (I pandehur), ka rënë në kontakt me linjën e transmetimit të energjisë elektrike e cila ndodhej në afërsi të objektit pa leje që po ndërtohej nga i pandehuri E.D.
8 muaj pas kësaj ngjarje Prokuroria ka ngritur akuzat për katër vepra penale ndaj tre të pandehurve:
E.D., ndërtuesi i paligjshëm, akuzohet për "Shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë", "Shpërdorimin e tokës", dhe "Ndërtimin e paligjshëm". Ndërtimi pa leje ishte realizuar në një tokë bujqësore prej 320 m², duke rrezikuar jetën e punëtorëve.
E.Ç., kryeinspektori, dhe S.M., inspektori, akuzohen për "Shpërdorimin e detyrës" pasi, edhe pse ishin të informuar për ndërtimin pa leje, nuk morën masat e nevojshme, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve.
Hetimi ka treguar se masat e sigurisë në punë ishin të pamjaftueshme dhe veprimet e paafte të autoriteteve shtetërore kanë çuar në këtë tragjedi. Prokuroria ka kërkuar dërgimin e çështjes në gjyq të tte personave







