E rëndë në Roskovec/ Shembet muri rrethues i një banese dhe e zë poshtë, ndërron jetë 4-vjeçarja. Ngjarja e endë ka ndodhur në fshatin Suk Të Roskovecit, në banesën e shtetasit me iniciale L.T dhe sipas informacioneve të para, viktimë ka mbetur vajza e tij e mitur vetëm 4 vjeçare.
Mësohet se 4-vjeçarja ishte duke luajtur në oborrin e banesës kur murri rrethues u shemb dhe e zuri poshtë.
Familjarët e kanë transportuar menjëherë vajzën në qendrën shëndetësore të Roskovecit, por fatkeqësisht ajo ka mbërritur pa shenja jete. Grupi hetimor është në vendgjarje për të hetuar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë







