MAGAZINË /

FOTO/ Gjest i papritur nga Beatrice Gjergji pas Eurovisionit – “zien” rrjeti

Ndërkohë, motivi i këtij gjesti mbetet ende i paqartë dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për një moment spontan, një reagim emocional apo një mesazh me domethënie.

Shkruar nga Versus
FOTO/ Gjest i papritur nga Beatrice Gjergji pas Eurovisionit –
Shkodra Elektronike duke performuar në Eurovision

Eurovision 2025 ka përfunduar, por nata finale, e mbajtur mbrëmjen e kaluar, ka lënë pas jo vetëm emocione dhe diskutime për performancat, por edhe një valë reagimesh në rrjetet sociale.

Në qendër të vëmendjes është një foto që po qarkullon me shpejtësi në internet, ku këngëtarja shqiptare Beatrice Gjergji, përfaqësuese e Shqipërisë me këngën “Zjerm”, shihet duke bërë gjestin e gishtit të mesit. Në imazh, ajo shoqërohet nga disa anëtarë të stafit të saj, të cilët gjithashtu shfaqen duke bërë të njëjtin veprim.

Ndërkohë, motivi i këtij gjesti mbetet ende i paqartë dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për një moment spontan, një reagim emocional apo një mesazh me domethënie. Deri në një deklaratë zyrtare nga vetë Beatrice, mbetet për t’u parë se çfarë fshihet pas këtij veprimi që ka ndezur komentet në rrjet.

FOTO/ Gjest i papritur nga Beatrice Gjergji pas Eurovisionit –

Shumë figura të njohura kanë reaguar ndaj Eurivisionit, duke aluduar për manipulim të votave duke theksuar se kënga ‘Zjerm’ meritonte më shumë./Versus.al

 

Poll