AKTUALITET /

EMRAT/ 36 vite burg vëllezërve shqiptarë, vranë me thikë bashkëatdhetarin

Gjykata vendosi që dy vëllezërit do të dëmshpërblejnë me 300 mijë euro dy bashkëathdhetart e tyre të cilët i palgosën rëndë, si dhe me 250 mijë euro familjen e viktimës.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ 36 vite burg vëllezërve shqiptarë, vranë me

Dy vëllezërit shqiptarë Klinton dhe Ilmi Rakipaj janë dënuar me 18 vite burg secilin për vrasjen e bashkatdhetarit të tyre Albert Deda.

Vëllezërit Rakipaj përkatësisht 20 dhe 25 vjeç në debat e sipër qëlluan me thokë në gjoks Albert Dedën 24-vjeç.

Gjithashtu gjykata vendosi që dy vëllezërit do të dëmshpërblejnë me 300 mijë euro dy bashkëathdhetart e tyre të cilët i palgosën rëndë, si dhe me 250 mijë euro familjen e viktimës.

Historia daton në 23 korrik 2023, dy vëllezërit, me banim në via Dorighello në rrethin Forcellini të Padovës, në kulmin e një debati goditën me thikë 24-vjeçarin Albert Deda.

Klinton dhe Ilmi Rakipaj u kapën të nesërmen nga policia rrugore e Palmanova në kryqëzimin e autostradës Villesse, njëzet kilometra larg kufirit italian dhe u arrestuan.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: