
Një aksident rrugor është regjistruar pranë fshatit Tresh, në aksin e vjetër Lezhë–Milot, ku një automjet ka dalë nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre persona: drejtuesi i mjetit, Denis Lleshi, si dhe pasagjerët Klinton Perlesi dhe Aleks Laloshi.
Njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje më të rënduar shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.
Dy personat e tjerë ndodhen në vendngjarje dhe sipas informacioneve paraprake janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./Versus.al

