AKTUALITET /

EMRAT/ “Boca deh Rio”, kapen 2 anëtarët e grupit kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika Latine! Kontrolle në 20 banesa

Gjatë operacionit të koduar "boca deh rio", janë arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, Julian Kollçaku dhe Maksim Ndoci.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ “Boca deh Rio”, kapen 2 anëtarët e grupit kriminal

Dy persona të akuzuar si të dyshuar si anëtarë të grupeve kriminale që trafikonin kokainë nga Amerika Latine për në Itali, janë arrestuar nga policia shqiptare.

Në pranga kanë rënë Julian Kollçaku dhe Maksim Ndoci të cilët pritet të ekstradohen në shtetin fqinj. Në zbatim të urdhrit të GJKKO, janë kontrolluar edhe ambiente të lidhura me 20 persona të tjerë të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në kuadër të kontrolleve të zhvilluara janë gjetur dhe sekuestruar 20 mijë euro, 52 ora të markave të ndryshme, një automjet, 7 celularë, kontrata noteriale dhe dokumente të tjera.

SPAK-u po vijon me hetimet për zbardhjen e emrave të personave të tjerë të përshirë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: