AKTUALITET /

EMRAT / Abuzimi 400 mijë euro me paratë e FRONTEX, 19 oficerë policie nën hetim

Punonjësit e policisë në nivelin drejtues, dyshohet se kanë nxjerrë një numër i konsiderueshëm urdhërash transferimi fiktivë në Stacione të ndryshme të Policisë Kufitare, me qëllim favorizimin e punonjësve të Policisë në përfitime të paligjshme. Bazuar në dokumentacionet fiktive të paraqitura nga punonjësit e policisë, janë lëvruar shuma në euro, të cilat përfshinin shpenzime akomodimi, fjetje, apo dieta të ndryshme.

Shkruar nga Versus

EMRAT / Abuzimi 400 mijë euro me paratë e FRONTEX, 19 oficerë

Rreth 400 mijë euro dyshohet se është demi i shkaktuar nga 19 punonjës policie dhe dy operatorë në fushën e hotelerisë. Hetimet janë kryer nga Prokuroria e Korçës, e cila dyshon se abuzimi prej 400 mijë eurosh është shkaktuar duke falsifikuar dokumente financiare. Hetimi është shtrirë për periudhën 2020-2024 dhe të proceduar rezultojnë veç punonjësve të policisë edhe drejtues të niveleve të larta.

Në “sitë” kanë kaluar veprimet financiare në të gjitha pikat doganore të qarkut juglindor në të cilët vepronte shërbimi i Frontex.

EMRAT / Abuzimi 400 mijë euro me paratë e FRONTEX, 19 oficerë

Ndërkohë, të mërkurën e 3 korrikut, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Rajonit Elbasan – Korçë, bëri të ditur se pas hetimeve intensive disa mujore të kryera me metoda speciale, AMP-ja ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila vendosi “Pezullimin e ushtrimit të një funksioni apo shërbimi publik” ndaj 19 punonjësve të policisë, si edhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj 2 shtetasve përfaqësues të operatorëve në fushën e hotelerisë. 

Vendimi i Gjykatës ka ardhur në kuadër të procedimit penal referuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ku nga hetimet disa mujore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës të Jurdiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka rezultuar se këta punonjës policie, nga nivelet e larta drejtuese dhe deri në nivelin zbatues, me veprime të kundraligjshme, nëpërmjet faturave fiktive dhe të falsifikuara, të paraqitura në kohë të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në misionin FRONTEX, kanë përfituar shuma të paligjshme në euro.

EMRAT / Abuzimi 400 mijë euro me paratë e FRONTEX, 19 oficerë

Nga hetimet ka rezultuar e provuar se nga punonjësit e policisë në nivelin drejtues, në shpërdorim të detyrës, janë nxjerrë një numër i konsiderueshëm urdhëra transferimi fiktivë në Stacione të ndryshme të Policisë Kufitare, në juridiksionin e DVKM Korçë, me qëllim favorizimin e punonjësve të Policisë në përfitime të paligjshme, ndërsa nga Sektori i Financës në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit, në tejkalim të kompetencave ligjore dhe në shpërdorim të detyrës, bazuar në dokumentacionet fiktive të paraqitura nga punonjësit e policisë, janë lëvruar shuma në euro, të cilat përfshinin shpenzime akomodimi, fjetje, apo dieta të ndryshme.

EMRAT / Abuzimi 400 mijë euro me paratë e FRONTEX, 19 oficerë

1. Drejtues Behar Tafa, 45 vjeç, me detyrë Asistent i Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin dhe Koordinator lokal i operacionit të përbashkët me misionin FRONTEX, i dyshuar për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikim i dokumentave”;

2. Drejtues Arben Joco, 63 vjeç, ish Drejtor i DVKM Korçë, aktualisht me detyrë Asistent i Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, i dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;

3. Kryekomisar Andon Marko,  57 vjeç, ish Drejtor i DVKM Korçë, aktualisht me detyrë Asistent i Drejtorit në DVP Elbasan, i dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;

4. Kryekomisar Shpëtim Ahmetaj, 63 vjeç, me detyrë Shef në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, i dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;

5. Eranda Murataj, 54 vjeçe, me detyrë Specialiste në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, e dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;

6. Nënkomisar Denis Agolli., 35 vjeç, me detyrë Përgjegjës turni në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

7. Nënkomisar Andi Ibro, 32 vjeç, me detyrë Specialist për krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

8. Nënkomisar Veladin Azisllari, 27 vjeç, me detyrë Specialist për krimet në Komisariatin e Policisë Korçe, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

9. Inspektor Edi Spaho, 46 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

10. Inspektor Sandril Hyska, 39 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë në kufirin tokësor, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

11. Inspektor Endri Duro, 43 vjeç, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

12. Inspektor Markelian Murati, 32 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi, operator për sistemin e kamerave në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

13. Inspektor Adi Bregu, 36 vjeç, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

14. Inspektor Denion  Myteberi, 34 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

15. Inspektor Edison Mielli, 35 vjeç, me detyrë Ndihmës specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

16. Inspektor Gerdi Haxhia, 38 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

17. Inspektor Ledion XHafi, 38 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

18. Inspektor Fisnik Mahmutllari, 40 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

19. Inspektor Ana Ismaili (D.), 32 vjeçe, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës, në DVKM Durrës, e dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

20. Shtetasi Anesti THanati, 41 vjeç, përfaqësues i një subjekti tregëtar në fushën e hotelerisë, i dyshuar për “Falsfikimi i dokumentave”;

21. Shtetasi Genci Çakëri, 47 vjeç, përfaqësues i një subjekti tregëtar në fushën e hotelerisë, i dyshuar për “Falsfikim i dokumentave”.

 

EMRAT / Abuzimi 400 mijë euro me paratë e FRONTEX, 19 oficerë

Hetimet vazhdojnë me qëllim nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore dhe të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme. Versus 

Poll