
Tre persona janë identifikuar nga policia si autorë të një pengmarrje në Tiranë më datë 31 mars të këtij viti. Në pranga kanë rënë 2 prej tyre, Hysen Neza, 33 vjeç dhe Kevin Neza 25 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim J.N, 28 vjeç me banim në Xhafzotaj të Durrësit.
Mësohet se tre personat e dyshuar rrëmbyen një 32 vjeçar në Tiranë dhe e dërguan në një magazinë në Xhafzotaj ku e mbajtën peng për disa orë dhe e dhunuan me qëllim që t’u jepte në këmbim një shumë parash.
View this post on Instagram
Gjatë operacionit të zhvilluar nga policia, u sekuestruan 5 automjete, 5 celularë dhe një shumë parash e sende të jashtëligjshme. Policia po punon për kapjen e personit të shpallur në kërkim. Versus.al

