AKTUALITET /

EMRAT/ Qëlluan me armë zjarri e dhunuan 42-vjeçarin në Koplik, arrestohen 2 vëllezërit në Shkodër

Debati mësohet të ketë nisur që në pikën kufitare të Hanit të Hotit dhe shkak të jetë bërë një parakalimi i automjetit.

Shkruar nga Versus
EMRAT/ Qëlluan me armë zjarri e dhunuan 42-vjeçarin në
Pamje na vendngjarja

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës të dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Koplik ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit që po drejtohej nga Edison Tirana 42 vjeç.

Të arrestuar janë vëllezërit Gjovalin dhe Pëllumb Gjekaj ndërsa në kërkim është shpallur në 34-vjeçar. Vëllezërit Gjekaj, pas një konflikti për motive të dobëta me Edison Tiranën, qëlluan më armë zjarri në drejtim të automjetit të tij e më pas e kanë dhunuar me sende të forta.

Debati mësohet të ketë nisur që në pikën kufitare të Hanit të Hotit dhe shkak të jetë bërë një parakalimi i automjetit. Në drejtim të Edison Tiranës janë qëlluar 5 plumba ku për pasojë 42-vjeçari humbi drejtimin e automjetit dhe u përplas me bordurën.

“Malësi e Madhe/ Kanosën me armë zjarri pistoletë dhe goditën me sende të forta një 42-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga dy vellezër dhe shpallet në kërkim një 34-vjeçar.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, si dhe 4 automjete.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër, të mbështetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në aksin rrugor “Koplik – Shkodër” një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, organizuan punën për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit Gj. Gj., 63 vjeç, dhe P. Gj., 51 vjeç, banues në fshatin Bajzë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi K. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Bajzë.

Nga hetimet dyshohet se këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme të automjetit dhe pas ndalimit në afërsi të rrethrrotullimit në hyrje të qytetit të Koplikut, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime shtetasit E. T.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Poll