
Një nga personat e arrestuar për vendosjen e tritolit në Kamëz është ish-oficeri i operacioneve, Jeton Jami, i cili më parë ishte arrestuar për shpërdorim detyre, pasi akuzohej se kishte shoqëruar Ervis Martinajn para se ai të zhdukej.
Ndërsa në kërkim është shpallur Ervis Lami, i cili po ashtu në fillim të vitit kërkohej për vrasjen e postierit Lulzim Visha, po në Kamëz.
Jeton Lami është ish-oficer i forcave Operacionale, i liruar nga burgu në nëntor të vitit 2023, i dënuar për ‘shpërdorim detyre’ teksa dyshohet se ka shoqëruar me makinë të shumëkërkuarin Ervis Martinaj në Durrës, para se ky i fundit të zhdukej pa lënë gjurmë.
Grupi i goditur, i dyshuar se hodhi tritol te biznesi në Kamëz një ditë më parë, njihet për përfshirje në gjobëvënie.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se edhe dy kunetërit, të cilëve iu vendos lënda shpërthyese, dyshohet se mund të kenë qenë pjesë e këtij grupi të gjobëvënies.
Sipas të njëjtave burime, mes tyre mund të ketë pasur përplasje të mëparshme, ndaj të arrestuarit vendosën lëndën shpërthyese në biznesin e tyre si një formë presioni dhe gjobëvënie prej 500 mijë eurosh./Versus.al
