AKTUALITET /

Publikohet fotoja e shqiptarit që humbi jetën tragjikisht në punë, një vit më parë u shpall hero në Greqi

Ai ra nga një lartësi gjatë kryerjes së punimeve në çatinë e një shtëpie, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, pasi ishte vetëm në momentin e aksidentit dhe askush nuk ishte aty për ta ndihmuar.

Shkruar nga Versus
Publikohet fotoja e shqiptarit që humbi jetën tragjikisht në
Mariglen Hoxha

Personi në foto është Mariglen Hoxha, 45-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Mytilene, Greqi, pas një aksidenti në vendin e punës.

Ai ra nga një lartësi gjatë kryerjes së punimeve në çatinë e një shtëpie, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, pasi ishte vetëm në momentin e aksidentit dhe askush nuk ishte aty për ta ndihmuar.

Hoxha, i cili kishte vite që jetonte në Greqi, njihej edhe për veprën e tij heroike në shtator të vitit të kaluar, kur shpëtoi një grua 71-vjeçare që ra aksidentalisht në portin e Mytilinit gjatë hipjes në traget.

Pa hezituar për asnjë çast, shqiptari u hodh në det për ta shpëtuar dhe qëndroi me të për rreth 20 minuta në ujë, derisa arritën t’i ndihmonin.

“Marios” – siç e thërrisnin në Mytilini, përshkroi për mediat greke minutat kritike kur pa gruan të binte në ujë dhe përpjekjet që bëri për ta mbajtur atë mbi ujë, ndërsa ajo ishte e frikësuar dhe e ngrirë nga të ftohtit.

 “Kur dolëm jashtë, ajo u ul në një karrige dhe unë kam në mendje imazhin e mënyrës se si më shikonte, ashtu siç e shikon një fëmijë. Nuk e di si e gjeta forcën dhe u hodha pa menduar në port sapo e pashë gruan duke pirë ujë dhe duke u përpjekur të qëndronte mbi ujë. I thosha ‘Gjyshe, jam këtu, mos ki frikë’, dhe ajo më thoshte ‘Kam ftohtë’,” deklaroi shqiptari.

Hoxha i cili kishte shkuar në port për të shoqëruar motrën e tij, e cila po udhëtonte me fëmijën e saj, kur ndodhi incidenti u shpall hero për aktin e tij të guximshëm dhe shpëtimin e jetës së gruas.

Poll