AKTUALITET /

Tentoi të kalonte pakon me kanabis përmes portit, arrestohet në flagrancë marinari italian

Marinari u kap në terminalin e pasagjerëve të Portit të Durrës, gjatë përpjekjes për të kaluar jashtë Shqipërisë një pako me lëndë narkotike të dyshuar si kanabis.

Shkruar nga Versus

Tentoi të kalonte pakon me kanabis përmes portit, arrestohet në

Operacioni policor i koduar “Next”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Durrës, në bashkëpunim me stacionin e Policisë Kufitare të Portit të Durrës, ka përfunduar me sukses.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi italian S. M., 25 vjeç, i punësuar si marinar në linjën Durrës – Ankona. Ai u kap në terminalin e pasagjerëve të Portit të Durrës, gjatë përpjekjes për të kaluar jashtë Shqipërisë një pako me lëndë narkotike të dyshuar si kanabis.

Kontrolli u krye bazuar në informacionet e siguruara nga rrugë operative. Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale, ndërsa materiali procedurial i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për hetime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Poll