AKTUALITET /

Pazar masiv droge në Itali, arrestohet truri i organizatës, 39 vjeçari shqiptar (EMRI)

Shkruar nga Versus
Pazar masiv droge në Itali, arrestohet truri i organizatës, 39
Karabinieri italian

ITALI/ Dranoel Ndoja, 39-vjeçari shqiptar i konsideruar si “truri” i një organizate kriminale të dedikuar trafikut të drogës, është arrestuar.

Operacioni, i njohur si ''Wind Rose”, (Trëndafili i egër) emërtuar sipas tatuazhit në qafën e Ndojës, kishte zbuluar aktivitetin e tij kriminal mes viteve 2017-2018.

Ndoja, banues në Gagliole dhe kohët e fundit me banim në Civitanova, është kapur nga karabinierët e stacionit të Castelraimondo, në bashkëpunim me kolegët e kompanisë së Camerinos, të drejtuar nga kapiteni Angelo Faraca.

Shqiptari ka për të vuajtur një dënim të mbetur për mbajtje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike: 6 vjet, 10 muaj e 18 ditë.

Operacioni “Wind Rose” kishte çuar më parë në arrestimin e tre personave, përfshirë Ndojën, dy denoncime të tjera në gjendje lirie, si dhe 30 individë të sinjalizuar si konsumatorë.

Gjithsej janë sekuestruar mbi 4 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë marijuanë, hashash dhe kokainë.

Hetimet filluan pas gjetjes së një sasie të madhe droge në një çantë brenda stacionit hekurudhor të Gagliole, çka çoi në zbulimin e një rrjeti të gjerë shitjeje dhe magazinimi droge në zona të ndryshme, përfshirë Castelraimondon, Camerinon, San Severinon, Tolentinon, Gagliole, Belforten dhe Serravallen, dhe herë pas here edhe përgjatë bregdetit.

Pas formaliteteve në komisariat, Dranoel Ndoja u dërgua në burgun e Fermos, ku do të vuajë dënimin e tij./Versus.al

Poll