
Fjorentina Halili ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin, ku ka treguar se si ka marrë vendimin që të aplikonte për në “Big Brother”.
Ish-banorja zbuloi se ka qenë e dehur në momentin që ka bërë aplikimin dhe kur e kanë marrë të nesërmen në telefon, ajo nuk mbante mend se çfarë kishte bërë.

Pjesë nga intervista:
Erjona Rusi: Ti ke qenë shumë sociale dhe këto prapësitë i vazhdove edhe në shkollë, lije ndonjë orë mësimi, ku shkoje? Nëpër disko?
Fjorentina Halili: Jo, nëpër kafe. U ulja me shoqet në kafe sa të mbaronte ajo ora që kisha problematike, që nuk kisha mësuar dhe pastaj futesha.
Erjona Rusi: Muhabet, thashetheme?
Fjorentina Halili: S’më doli gjumi, jo autobusi
Erjona Rusi: E dëshiroje kur ishe e vogël botën e televizionit?
Fjorentina Halili: Kur kam qenë 15 vjeçe kam marrë pjesë te “Shtojzovallet” dhe ka qenë krejt e rastësishme. Kam qenë duke e parë në televizion atë reklamën dhe i them mamit ‘pse mos të më dërgosh?. E kisha dëshirën, por jo të shkoja deri diku…
Erjona Rusi: Ti provon veten tek audicionet e “Big Brother” që aq e kishe qejf aq e kishe dhe frikë, sepse ke ardhur 3 herë dhe ke ikur 3 herë. Pse kishe frikë?
Fjorentina Halili: Ajo që kisha bërë kur isha 15 vjeçe, ngeli aty. Por kur u ktheva nga jashtë, ka qenë e çuditshme faktikisht.
Festova 2017, më 2 janar kam dalë me shoqet e mia, kemi pirë verë dhe kur u ktheva në shtëpi kam qenë pak e turbullt, si e dehur. Hapa telefonin, hyra në ‘Facebook’ se në atë kohë ka qenë i famshëm, dhe ashtu turbullt, herë shikoja dhe herë nuk shikoja, lexoj për aplikimet e Big Brother. Nuk e di ça kam shtypur, kam shkruar vetëm emër, mbiemër dhe moshën. Nesër kur jam zgjuar nuk mbaja mend asgjë, nuk e dija ça kisha bërë. Kam qenë në kafe me një shoqen time kur më morën në telefon ‘me Fjorentinën po flasim. Ju marrim nga zyrat e Top Channel, nga Big Brother, ju keni bërë aplikimin’. Unë qesh.
