AKTUALITET /

EMRAT/ Sherr mes dy personave në Divjakë për motive të dobëta, plagoset me thikë 64-vjeçari

Sipas policisë, konflikti mes 44-vjeçarit L.M. dhe 64-vjeçarit me iniciale F.B. nisi për motive të dobëta, ende të paqarta. Krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit, teksa autori është arrestuar nga Policia, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Sherr mes dy personave në Divjakë për motive të

Një plagosje me thikë është regjistruar mesditën e sotme në Divjakë.

Autoritetet policore raportojnë se shtetasi Lulzim Muça, 44 vjeç, banues në Çermë-Proshkë ka qëlluar me thikë shtetasin Ferit Balliu, 64 vjeç, banues në Çermë-Sektor.

Krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit, teksa autori është arrestuar nga Policia, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se rreth orës 14:00, shtetasi Lulzim Muça, 44 vjeç, banues në Çermë-Proshkë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Ferit Balliu, 64 vjeç, banues në Çermë-Sektor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. U sekuestrua mjeti prerës me të cilin autori plagosi 64-vjeçarin”, njofton policia. 

 

Poll